Murati tregon a ka humbje financiare në Trust

  • A.P /
  • 24 March 2023 - 16:14
Murati tregon a ka humbje financiare në Trust

Se ka humbje të mjeteve financiare nga kursimet pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës,  e ka mohuar ministri i Financave, Hekuran Murati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai madje ka deklaruar në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet që performanca e Trustit për këtë vit është në normën e atij të kaluarit.

Në Komisionin parlamentar për Buxhet, Murati tha se performaca e Trustit për vitin aktual është në normën e vitit të kaluar.

“Është jo serioze të bëhet një propagandë e tillë kur dihet se brenda një dite lëvizjet mund të jenë deri dy për qind”, ka thënë Murati.

Ndërkaq Ardian Zalli, drejtor i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka thënë që rënie të aksioneve ndërkombëtare ku ka investuar Trusti ka pasur dhe në vitet e kaluara.

(Kosova Sot Online)