Osmani kujton Bajram Kelmendin bashkë me dy djemtë e tij

  • A.P /
  • 24 March 2023 - 17:12
Osmani kujton Bajram Kelmendin bashkë me dy djemtë e tij

Në ditën kur NATO vendosi t’i japë fund regjimit gjeoncidal të Millosheviqit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar vrasjen nga forcat serbe të Bajram Kelmendit bashkë me Kastriotin dhe Kushtrimin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani tha se ekzekutimi i avoktatit Kelmendi dhe djemve të tij ishte planifikuar dhe ishte shpërfaqje e egërsisë së regjimit kriminal serb në kohën kur liria e Kosovës nisi të dukej në horizont.

“Do ta kujtojmë avokatin Kelmendi për angazhimin e palodhshëm në fushën e drejtësisë dhe nuk do të ndalojmë asnjëherë që vrasësit e tij dhe të dy djemve të vihen para drejtësisë”, tha Osmani.


(Kosova Sot Online)