Humb jetën punëtori shqiptar

  • A.P /
  • 24 March 2023 - 17:21
Humb jetën punëtori shqiptar

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat greke shkruajnë se 53-vjeçari ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga skela, teksa po kryente punimet në një banesë.

Mësohet se shqiptari ka rënë nga një lartësi prej 2.5 m dhe ka vdekur në vend.

Menjëherë janë lajmëruar autoritetet dhe policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, për të hetuar më shumë rreth aksidentit fatal.

(Kosova Sot Online)