Shtetet e QUINT’it dalin me një deklaratë për zgjedhjet në veri

  • A.P /
  • 24 March 2023 - 18:54
Shtetet e QUINT’it dalin me një deklaratë për zgjedhjet në veri

Zgjedhjet lokale në veri që do të mbahen më 23 prill 2023, i kanë mbështetur shtetet e QUINT’it, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shtetet e QUINT’it shprehen keqardhje që Lista Serbe nuk po merr pjesë në këto zgjedhje.

“Na vjen keq që Lista Srpska nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të  marrin pjesë në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë.  Të sigurohet që ato të mbahen në një mënyrë paqësore dhe e rregullt është thelbësore.

Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm.  Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila prishin zgjedhjet”, thuhet në deklaratën e tyre.

(Kosova Sot Online)