Miftaraj: Partia ne pushtet mbase e merr mesazhin se 51% nuk mjafton

  • A.P /
  • 24 March 2023 - 20:25
Miftaraj: Partia ne pushtet mbase e merr mesazhin se 51% nuk mjafton

Pas vendimi të sotshëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial, ka reaguar njohësi i çështjeve juridike dhe drejtuesi i IKD-së, Ehat Miftaraj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Miftaraj ka thumbuar partinë në pushtet, Vetëvendosje, duke thënë se pas këtij vendimi mbase e kupton që mbështetja 51% nuk mjafton, ngase duhen edhe profesionalizëm dhe seriozitet për të hartuar politika dhe pajtim me Kushtetutën e vendit.

Ai ka akuzuar pushtetin për qasje arrogante.

Reagimi i plotë i Miftarajt:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet te respektohet dhe zbatohet pa asnje rezerve.  Komentimi apo gjykimi ne publik i vendimit te gjykates eshte nderhyrje e drejteperdrejte ne pavaresine e kesaj gjykate.

PDK dhe LDK nuk duhet te ndihen krenar me gjendjen ne sistemin prokurorial te Kosoves, te cilin edhe sot e mbrojne me te gjitha mjetet ne dispozicion. Keto parti nuk dojne ndryshime ne KPK, por duan status quo.

Partia ne pushtet mbase e merr mesazhin se 51% nuk mjafton. Mungesa e profesionalizmit dhe seriozitetit per te hartuar politika ne pajtim me Kushtetute eshte evidente.  Arroganca se mund te bejne çka te duan sjell kete rezultat. 

P.S.  Kam besuar se ky ligj do kaloj filtrin e Gjykates Kushtetuese, sidoqofte vendimi i gjykates eshte final dhe i njejti duhet të respektohet.

(Kosova Sot Online)