
Hoti: Vonesa e emërimit të kryeprokurorit ishte pjesë e skenarit të Kurtit dhe Osmanit

Pas rrëzimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se me këtë vendim ka dështuar tendenca për zgjedhje të prokurorit nga koalicioni Kurti-Osmani.
“Dështon tendenca për zgjedhje të Kryeprokurorit nga koalicioni Kurti-Osmani. Ligji për Këshillin Prokurorial shpallet kundërkushtetues”, ka shkruar ai.
“Vonesa e emërimit të Kryeprokurorit ishte pjesë e skenarit të Kurtit dhe Osmanit për ndërhyrje në prokurori”, ka shkruar në fund Hoti.
(Kosova Sot Online)