Gashi: Kurti dhe qeveria e tij ishin paralajmëruar se po bënin shkelje kushtetuese

  • A.P /
  • 24 March 2023 - 20:50
Gashi: Kurti dhe qeveria e tij ishin paralajmëruar se po bënin shkelje kushtetuese

Vendimi i sotshëm i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial, ishte i pritshëm, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij, ishin paralajmëruar se po bënin shkelje të rëndë kushtetuese.

“Është një vendim i pritur, e kemi paralajmëruar qeverinë dhe kryeministrin Kurti se janë duke bërë shkelje të rëndë kushtetuese”, ka thënë Gashi.

Por, sipas Gashit, ka edhe të tjera shkelje të kësaj qeverie, të cilat do të dalin së shpejti.

“Ky është vetëm njëri nga shumë ligje të cilat janë në shkelje të Kushtetutës, vendime të tjera do të dalin së shpejti”, ka vazhduar ai.

“Përgjegjësia është e kryeminsitrit Kurti”, ka thënë në fund Gashi.

Ligji për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese ishte dërguar nga LDK dhe PDK në korrik të vitit 2022, pas ndryshimeve të bëra, të cilat konsideroheshin që binin ndesh me kushtetutën e vendit.

(Kosova Sot Online)