Vetëvendosje reagon pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese

  • A P /
  • 24 March 2023 - 22:40
Vetëvendosje reagon pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese

Pasi sot Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, kanë reaguar nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka tha se ky vendim është sabotim dhe vonim i reformave në drejtësi.

“Këta mund të sabotojnë e vonojnë reformat në drejtësi, por një gjë nuk mund ta kthejnë mbrapshtë, 14 shkurtin 2021. Aty është përcaktuar dhe vulosur vullneti i këtij populli për drejtësi”.

Kujtojmë se ky ligj është dërguar në Kushtetuese në korrik të vitit të kaluar nga dy partitë opozitare, PDK dhe LDK, veprim ky i bërë ndarasi nga këto dy parti.

Ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, janë miratuar më 23 qershor, me 60 vota pro e një abstenim.

(Kosova Sot Online)