Djegia e objektit në Pejë, Policia jep informacione

  • E.K /
  • 25 March 2023 - 09:53
Djegia e objektit në Pejë, Policia jep informacione

Një objekt ka marrë flakë sot në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se bëhet fjalë për një depo që është në afërsi të kompanisë ELKOS.

Gashi ka thënë se Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit.

Ndërsa, ende nuk ka informacione nëse ka persona të lënduar.

“Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Në vend ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Ende asgjë nuk dimë nëse ka persona të lënduar”, ka thënë Fadil Gashi.

(Kosova Sot Online)