Zjarri në Pejë, 8 persona dërgohen në spital

  • E.K /
  • 25 March 2023 - 10:55
Zjarri në Pejë, 8 persona dërgohen në spital

8 persona janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit të madh që ndodhi sot nw mëngjes në objektin ngjitur me ELKOS-in, shkruan “Kosova Sot Online”.

Kjo është konfirmuar edhe nga Emergjenca e Spitali i Përgjithshëm në Pejë.

Spitali I Pejës ka njoftuar se këta persona janë në gjendje stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.
Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)