Sonte flemë një orë më pak, nesër rikthehet ora verore

  • S.A /
  • 25 March 2023 - 11:01
Sonte flemë një orë më pak, nesër rikthehet  ora verore

Ora verore fillon natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës së 25-26 mars duke lëvizur akrepat për një orë përpara, transmeton "Kosova Sot Online".

Si më parë, koha do të lëvizë nga ora 2:00 në 3:00 dhe e diela do të zgjat 23 orë.

Koha e kursyer zgjat deri në fundjavën e fundit të tetorit, pra natën mes 28 dhe 29 tetorit.

Motivi i ndryshimit të orës është konsumi më i ulët i energjisë elektrike dhe rritja e produktivitetit.

Megjithatë, përfitimet e lartpërmendura nuk janë vërtetuar deri më sot dhe prej vitesh është paralajmëruar se do të hiqet ora verore. Kjo ende nuk ka ndodhur.

(Kosova Sot Online )