Arrestohen dy të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg substancë narkotike

  • E.K /
  • 25 March 2023 - 11:42
Arrestohen dy të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg substancë narkotike

Policia e Kosovëa ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar në veri dhe janë konfiskuar mbi 4 kilogramë marihuanë.

“Zyrtarë policorë nga Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare, më 24.03.2023, rreth orës 20:50, gjatë realizmit të detyrave, në fshatin Joshanicë të Leposavict, kanë ndaluar për kontroll dy vetura. Veturat drejtoheshin njëra nga një mashkull serb-kosovar dhe tjetra nga një serb i Serbisë”, njofton Policia e Kosovës.

“Në veturën me targa kosovare, që drejtohej nga M.M., viti i lindjes 2004, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime që dyshohet të jenë me lëndë narkotike-marihuanë. Sasia e substancës së konfiskuar 4240 gramë”, thuhet në njoftim.

Drejtuesi i veturës tjetër N.J., viti i lindjes 2002, mashkull shtetasi i Serbisë, dyshohet se ka qenë në përcjellje dhe bashkëpunim me drejtuesin e veturës që kryente transportin e lëndëve narkotike.

Për rastin është njoftuar Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Mitrovicë Veri, të cilët kanë dalë në vend-ngjarje.

Për këtë është njoftuar prokurori dhe me akt-vendim nga ai, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

(Kosova Sot Online)