Theu masën e arrestit shtëpiak, policia e arreston në lokal

  • E.K /
  • 25 March 2023 - 11:53
Theu masën e arrestit shtëpiak, policia e arreston në lokal

Një 39-vjeçar është arrestuar dje në Mallakastër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky person u vu në pranga, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

“Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 39 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)