
Vetura përplas 63-vjeçarin dhe nipin e tij të mitur

Një 32-vjeçar është arrestuar, pasi ka aksidentuar dy persona në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.
32 vjeçari duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një 63 vjeçar dhe nipin e tij të mitur 5 vjeç.
Këta dy të fundit u dërguan me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(Kosova Sot Online)