
Lëvizte me automatik, arrestohet 20-vjeçari në Roskovec

Një 20 vjeçar sot është arrestuar në Roskovec, përcjell ‘Kosova Sot Online”.
20-vjeçari mbante armë zjarri automatik pa leje dhe qarkullonte në kodrat e liqenit të fshatit Kurjan.
Sapo ka parë shërbimet e policisë, Haxhiaj ka tentuar të fshehë armën e zjarrit automatike PMSH, por nuk ka mundur dot pasi është kapur në flagrancë.
Shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll edhe në banesën e 20-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.
(Kosova Sot Online)