Vidhet kasaforta e një servisi, policia në kërkim të autorëve

  • E.K /
  • 25 March 2023 - 15:25
Vidhet kasaforta e një servisi, policia në kërkim të autorëve

Policia e Librazhdit ka nisur hetimet për identifikimin dhe vënien në pranga të autorit/ve, pas denoncimit për vjedhje në një biznes privat, përcjell “Kosova Sot Online”.

40 vjeçari banues në Prrenjas, ka kallëzuar se gjatë natës i kanë vjedhur një shumë parash, në kasafortën e servisit të tij.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Librazhd është paraqitur shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Prrenjas, i cili ka kallëzuar se gjatë natës i kanë vjedhur një shumë parash, në kasafortën e servisit të tij.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(Kosova Sot Online)