Krasniqi-Goodman: Kriminelët serbë akoma enden të lirë në Serbi

  • E.K /
  • 25 March 2023 - 18:00
Krasniqi-Goodman: Kriminelët serbë akoma enden të lirë në Serbi

Ish-deputetja e VV-së, Vasfije Krasniqi – Goodman, ka kërkuar nga qytetarët që të bashkohen në marshin “Liria Ka Emër” për solidarizim me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, përcjell “Kosova Sot Online”

Krasniqi-Goodman tha se kriminelët serbë që dhunuan mbi 20 mijë gra kosovare janë të lirë.

Po ashtu, ajo theksoi se sot fatkeqësisht, sot, të vetmit të cilët po ballafaqohen me një proces gjyqësor janë çlirimtarët tanë, ish-krerët e UÇK-së.

Postimi i plotë:

Drejtësia – kaq shumë e kërkuar nga unë dhe mbi 20 mijë gra tjera në Kosovë, viktima të dhunës seksuale, nuk erdhi asnjëherë. Kriminelët serbë, shkaktarë të këtyre dhunimeve, akoma enden të lirë nëpër Serbi.

Fatkeqësisht, sot, të vetmit të cilët po ballafaqohen me një proces gjyqësor janë çlirimtarët tanë, ish-krerët e UÇK-së.

Prandaj, është tejet e rëndësishme që të gjithë, pa përjashtim, si shoqëri dhe si shtet, të bëhemi bashkë dhe të dalim në Marshin për Drejtësi në mbështetje të çlirimtarëve tanë, të organizuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”.

Ju ftoj që me 2 prill, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të bashkoheni e të marshoni. Me zemër jam me ju.

#LiriaKaEmër

(Kosova Sot Online)