Afër pikës kufitare në Bërnjak vendosen pengesa
Afër pikës kufitare në Bërnjak janë vendosur disa pengesa (drunjë) si dhe në një pusetë të rrugës ishte vendosur një mjet me gozhda, i cili shërben për dëmtim të gomave të automjeteve, ka njoftuar polocia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Njoftimi i plotë i policisë:
RREZIKIM I TRAFIKUT PUBLIK ME VEPRIME APO MJETE TË RREZIKSHME/Banje, Zubin Potok 25.03.2023, 20:07. Është raportuar se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare Bërnjakë janë vendosur disa pengesa (drunjë) si dhe në një pusetë të rrugës ishte vendosur një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben për dëmtim të gomave të automjeteve. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.
(Kosova Sot Online)