Detaje nga policia për vetaksidentin në Prishtinë

  • A.P /
  • 26 March 2023 - 15:06
Detaje nga policia për vetaksidentin në Prishtinë

Një person ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e vetaksidentit në afërsi te Rrethi në Prishtinë, 
 transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të vetaksidentit.

Këto informacione i dha  zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti 

(Kosova Sot Online)