FSK në Konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut

  • A.P /
  • 26 March 2023 - 17:48
FSK në Konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut

Në Konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut ( A5),  të udhëhequr nga Rreshter Majori i ushtrisë Sllovene  Kovaç dhe pjesëmarrjen e rreshter majorëve të A5,rreshter majori nga Ushtria Amerikane për Europë, po merr pjesë rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo ngjarje është duke u realizuar në NATO Montain  Warfare Center for Exellence, me këtë rast rreshter major Zuka ka prezantuar të arriturat e korit të nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sukseset, sfidat  dhe rekrutimin në ushtrinë e Kosovës.

Gjithashtu në kuadër të  bashkëpunimit me Republikën e Slovenosë, në Kampin e 16-të Dimërorë, në mesin e 22 shteteve anëtare të NATO-s, Forcën e Sigurisë së Kosovës është duke e përfaqësuar, OR5 Besnik Nebihu i cili në aktivitetet e realizuara nga data 17-24 mars, ka treguar suksese të larta, duke përfaqësuar denjësishtë Forcën e Sigurisë së Kosovës.


(Kosova Sot Online)