Presidentja greke: Qëndrimi i Greqisë për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar

  • E.K /
  • 27 March 2023 - 10:13
Presidentja greke: Qëndrimi i Greqisë për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar

Presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou një intervistë për portalin serb “Politika”, ka thënë se qëndrimi i Greqisë për mosnjohjen e Kosovës mbetet i njëjtë dhe i pandryshuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

“…Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar. Politika jonë konstruktive ndaj Kosovës është në përputhje me atë pozicion, promovon zhvillimin dhe forcon stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar ajo.

Greqia është një nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

(Kosova Sot Online)