Detajet e vrasjes në Top Channel, vetura u vodh në Shkodër

  • E.K /
  • 27 March 2023 - 10:30
Detajet e vrasjes në Top Channel, vetura u vodh në Shkodër

Janë dalur detaje të reja, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të ambienteve të “Top Channel” sot në orët e hershme të mëngjesit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pal Kola është 60 vjeçari, i cili humbi jeten, i cili ishte duke u ngrohur brenda kabinës në momentin kur e ka kapur breshëria e plumbave.

Nga të dhënat paraprake, autorët kanë lëvizur me një automjet tip Range Rover, i cili rezulton se është vjedhur në Shkodër.

Mesohet se kanë qenë tre persona në makinë. Mjeti Range Rover u gjet më pas i djegur në Golem, brenda të cilit ndodheshin edhe dy kallashnikov.

Megjithatë, nuk përjashtohet edhe mundësia që ngjarja është shkaktuar si pasojë e një konflikti të mundshëm për shkak të pronësisë.

(Kosova Sot Online)