Vushtrri: Babai thotë se i është zhdukur vajza e mitur, nuk e di se ku është

  • E.K /
  • 27 March 2023 - 11:13
Vushtrri: Babai thotë se i është zhdukur vajza e mitur, nuk e di se ku është

Një baba nga Vushtrria ka raportuar në polici, se vajza e tij është zhdukur, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ky baba ka thënë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet se ku është ajo.

Në njoftimin e policisë thuhet se rasti është duke u hetuar.

‘’ Fsh. Reznik, Vushtrri 25.03.2023 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur, vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani nuk ka njohuri se ku gjendet. Sipas ankuesit është hera e parë që vajza e tij ka dalë prej shtëpie dhe nuk ka njohuri se ku ndodhet. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti. Rasti është duke u hetuar’’, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)