Kurti: Serbia duhet që të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë

  • E.K /
  • 27 March 2023 - 11:59
Kurti: Serbia duhet që të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore për masakrën në lagjen “Dardania” në Pejë.

Kurti ka thënë që Serbia duhet që të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë.

Kurti shtoi se përgjegjësit duhet të identifikohen dhe të nxjerrën para drejtësisë

“Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë, ndërsa Prokuroria e Kosovës dhe Specialja duhet të punojnë ditë e natë, që përgjegjësit të identifikohen dhe të nxjerrën para drejtësisë dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat, kur dihet që viktima nuk janë vetëm të vrarët, por edhe familjet e tyre dhe mbarë shoqëria jonë”, ka thënë Kurti pas homazheve.

(Kosova Sot Online)