Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias për sulmin në Top Channel: Jemi të shokuar

  • E.K /
  • 27 March 2023 - 12:01
Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias për sulmin në Top Channel: Jemi të shokuar

Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias janë shprehur të shokuar për humbjen e jetës së rojës së sigurisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

60 vjeçari P.K, ka humbur jetën nga sulmi me armë pak pas mesnatës.

“Jemi të shokuar kur mësuam se ka ndodhur një sulm me armë zjarri në ambientet e Top Channel në Shqipëri, ku humbi jetën një roje sigurie në objekt. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë hetime të pavarura dhe profesionale”, thuhet në reagimin e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.

(Kosova Sot Online)