Sulmi në Top Channel/ 60-vjeçari që vdiq bënte kilometra të tërë për të shkuar në punën

  • E.K /
  • 27 March 2023 - 12:14
Sulmi në Top Channel/ 60-vjeçari që vdiq bënte kilometra të tërë për të shkuar në punën

Pal Kola 60-vjeçar, është personi që vdiq sot në mesnatë, pas të shtënave ndaj televizionit Top Channel.

Familjarët kanë rrëfyer se viktima kishte 6 muaj që punonte si roje sigurie, përcjell “Kosova Sot Online”.

60-vjeçari për të shkuar në punë, i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi jetonte në Sharrë.

“Ecte disa kilometra në këmbë për të shkuar në punë. Kishte 6 muaj që punonte”, kanë thënë familjarët jashtë kamerave.

Autorët u larguan nga vendngjarja.

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

(Kosova Sot Online)