'Rama e shpëtoi Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në peng që e përdor për çdo gjë kundër opozitës'

  • E.K /
  • 27 March 2023 - 13:29
'Rama e shpëtoi Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në peng që e përdor për çdo gjë kundër opozitës'

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot se Edi Rama e shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe më pas e përdori si peng.

Berisha iu referua dosjes ruse të Lulzim Bashës, e cila u mbyll pas ndërhyrjes së Edi Ramës.

“Zoti Rama, ndonëse ka çuar dëshmitarë nga Tirana apo Europa, nuk mund të them, me këshilltarin e tij Duçka për të dëshmuar përpara hetuesve të FBI, në Shqipëri Lulzim Basha është hetuar për larje parash.

Sepse Lulzim Bashën e ka denoncuar Nick Muzin. Është Nick Muzin që ka deklaruar në SHBA se 720 mijë dollarët i ka nga PD.

Rama ka marrë këtë deklaratë nga prokuroria e vendit dhe ka filluar hetimin.

Hetimi ka zbuluar se 500 mijë nuk kanë asnjë lidhje me financimin e PD-së.

Atëherë, prokuroria e ka akuzuar Lulzim Bashën me të drejtë për larje parash. Çdo shumë që zbulohet pa origjinën e saj, automatikisht në ligj kualifikohet larje parash.

Edi Rama përdori presionin e jashtëzakonshëm. Engjëll Agaçi është marrë në mënyrë intensive me mbylljen e dosjes.

Dosja u mbajt deri në ditën e 30 nga një prokuror. Ai prokuror, ditën e 30-të dha dorëheqjen.

Ditën e 31- kishte skaduar afati për dërgimin e saj në Gjykatë të Lartë. Ky është kurthi që bëri Edi Rama.

Edi Rama me akuzën për larjen e parave e shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në një peng të tij që e përdor për çdo gjë kundër opozitës dhe kundër pluralizmit në Shqipëri,” tha Berisha.

(Kosova Sot Online)