"Turistit nga Kosova duhet t’i bëjmë hyzmet dhe ta trajtojmë mirë, jo me dy standarde"

  • E.K /
  • 27 March 2023 - 14:13

Ekspertja e turizmit, Flora Xhamani Baba, tha se turistët që vijnë nga Kosova duhet t’i konsiderojmë ata si një fluks më të rëndësishëm turistësh, pasi ata vijnë gjatë gjithë vitit, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ekspertja tha se edhe kosovarëve duhet të trajtohen mirë dhe jo me dy standard por me një një çmim unik.

Ajo tha se turistët nga Kosova duhet të trajtohen si çdo turistë tjetër.

“Ne nuk duhet ta marrim për të mirëqenë turistin nga Kosova. Edhe atij duhet t’i bëjmë hyzmet. Duhet ta trajtojmë mirë, jo me dy standarde, jo çmime shqiptare, çmime kosovare, por një çmim unik nga të gjitha strukturat. Të gjitha strukturat pritëse të bregdetit shqiptar duhet të kuptojnë se vërtet kemi sezon të ulët, sezon të mesëm dhe sezon të lartë”, tha ekspretja.

“Turistët nga Kosova duhet të trajtohen si çdo turistë tjetër që vjen nga Tirana nga Gjermania, nga Amerika nga kudo qoftë, sepse edhe ata janë një fluks të cilin jo vetëm që nuk duhet ta marrim të mirëqenë, por duhet ti gëzohemi sepse e kemi gjatë gjithë vitit. Nuk kemi turistë të tjerë në dimër veç turistëve nga Shqipëria, kemi dhe Kosovën e cila na vjen gjithë vitin. Duhet ta konsiderojmë si një fluks më të rëndësishëm se flukset e tjera që janë 100 mijë, 200 mijë, 300 mijë”, tha ekspertja Flora Xhamani Baba.

(Kosova Sot Online)