Toyota 'fluturon' jashtë rruge, transportohet me urgjencë në spital 29-vjeçari

  • E.K /
  • 27 March 2023 - 14:44
 Toyota 'fluturon' jashtë rruge, transportohet me urgjencë në spital 29-vjeçari

Një aksident ka ndodhur sot në dalje të qytetit të Ersekës, ku një 29-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, shkruan “Kosova Sot Online”.

Shoferi i veturës ka marrur lëndime, ku është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.

“Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, në dalje të qytetit të Ersekës, shtetasi F. I., rreth 29 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)