Hill: Çështja e pakicës shqiptare nuk zgjidhet me dialogun Kosovë -Serbi

  • E.K /
  • 27 March 2023 - 14:54
Hill: Çështja e pakicës shqiptare nuk zgjidhet me dialogun Kosovë -Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, gjatë vizitës së tij në Luginën e Preshevës, tha se marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën e jo me minoritetin shqiptar në Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hill tha se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjiedhjen e problemeve në mes Kosovës dhe Serbisë, e jo me ndonjë çështje tjetër, duke specifikuar shqiptarët që jetojnë në Serbi – kështu hodhi poshtë reciprocitetin potencial të pakicave shqiptare në Serbi dhe asaj serbe në Kosovë.

“Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Qëllimi i dialogut nuk është që të zgjidhen ndonjë çështje tjetër, çështjet e pakicave këtu apo në pjesët tjera të vendit”, ka thënë Hill.

(Kosova Sot Online)