Ky është burri që u vra mbrëmë në Dumnicë të Podujevës

  • E.K /
  • 27 March 2023 - 15:12
Ky është burri që u vra mbrëmë në Dumnicë të Podujevës

Salih Salihu është personi i vrarë në afërsi të shtëpisë së tij në Dumnicë të Podujevës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në media është publikuar fotoja e viktimës së bashku me njoftimin për varrim.

Rasti është përfshirë edhe në raportin 24-orësh të policisë.

Kurse, rasti lidhur me këtë vdekje është duke u hetuar.

“VRASJE/Fsh. Dumnicë e Epërme, Podujevë 26.03.2023 – 18:08. Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)