Ja sa miliardë euro janë dërguar në Kosovë nga diaspora gjatë vitit 2022

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 15:56
Ja sa miliardë euro janë dërguar në Kosovë nga diaspora gjatë vitit 2022

Nga diaspora gjatë vitit 2022, janë dërguar 1.22 miliardë euro janë dërguar në Kosovë,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo shifër përbën rreth 69.4 milionë euro apo 6% më shumë se në vitin 2021.

Sipas një infografike nga Instituti Gap, Gjemania vazhdon të mbetet shteti nga i cili pranohen më së shumti para, dhe në përqindje kjo përbën rreth 40%. Poashtu, kësaj se fundit i bashkohet edhe Zvicra ku 19% e parave kanë arritur nga diaspora e këtij shteti.

Në anën tjetër, nga viti 2020 kur kishe filluar pandemia Covid-19, statistikat nga BKQ tregojnë se vërehet një rritje e pranimit të parave përmes agjencive për transfer të mjeteve. Rrjedhimisht ka pasur rënie të dërgesave përmes kanaleve jo-zyrtare, pra sjelljes së parave kesh nga diaspora gjatë vizitave të tyre në Kosovë.

(Kosova Sot Online)