Kamberi: Kënaqësi të mirëpres në Bujanoc Christopher Hillin

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 16:14
Kamberi: Kënaqësi të mirëpres në Bujanoc Christopher Hillin

Me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, është  takuar sot Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Hill është në një vizitë dy-ditore në Luginën e Preshevës.

Deputeti i vetëm shqiptar ka treguar se me Hillin diskutuan për zhvillimet rajonale, sfidat dhe problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Luginës.

“Kënaqësi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SH.T. Christopher Hill”.

“Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam”, ka shkruar Kamberi në Facebook, të hënën. 

(Kosova Sot Online)