Kandidatët e Alibeajt po garojnë nën siglën e PD/ Berisha: Velga mjerane të Ramës dhe Bashës, po përdoren kundër pluralizmit

  • E.K /
  • 27 March 2023 - 16:22
Kandidatët e Alibeajt po garojnë nën siglën e PD/ Berisha: Velga mjerane të Ramës dhe Bashës, po përdoren kundër pluralizmit

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët, është pyetur në lidhje me kandidatët nga grupimi i Alibeajt që garojnë nën siglën e Partisë Demokratike zyrtare.

Berisha tha se këta kandidatë nuk kanë lidhje me PD, pasi sipas tij ata po përdoren nga kryeministri Edi Rama kundër pruralizmin në vend.

Lideri demokrat shprehu bindjen se PD do të dalë e fituar në zgjedhjet e 14 majit, ku hodhi akuzën se kandidatët e Ramës vijnë nga bota e mafies.

Deklarata e Berishës:

Kandidatët e Alibashës dhe Lulzim Bravës janë kandidatë të Edi Ramës.

Ata nuk kanë asnjë lidhje me PD-në.

Ata janë vegla që i përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit.

PD do triumfojë, nuk ka asnjë mëdyshje.

Koha provoi në mënyrë profetike rëndësinë e misionit të demokratëve në përmbysjen e monizmit në Shqipëri.

Këto i kanë kuptuar të gjithë.

Kandidatët e Edi Ramës, janë një apo dy, vijnë tërësisht nga bota e mafies, e cila kërkon të shpëtojë sistemin monist që ka vendosur.

(Kosova Sot Online)