
Tërmkolli: Kurti me 'Zajednicë' e solli Serbinë brenda Kosovës

Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka kritikuar ish-deputetja Melihate Tërmkolli, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas saj, Kurti për herë të dytë, nga “Ballkoni i hapur” i qeverisë, po paralajmëron se do ta fusë Kosovën në “Ballkanin e hapur” të Neo-Jugosllavisë (Serbisë).
Tërmkolli vazhdon më tej kritikën e saj ndaj Kurtit duke thënë se pasi e solli Serbinë brenda Kosovës, me ”Zajednicë”e “Autonomi”, e don atë edhe së jashtmi me ”Ballkanin e hapur”.
"Me sa po duket, krejt kjo, në koordinim me Vuçiqin dhe Edi Ramën", deklaron Tërmkolli.
(Kosova Sot Online)