Osmani: Ferdonije Çerkezi shembull i qëndresës

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 16:44
Osmani: Ferdonije Çerkezi shembull i qëndresës

Ferdonije Çerkezi është një nënë dhe një grua e jashtëzakonshme që po sfidohet vazhdimisht prej 24- vjetësh në pritje të zbardhjes së fatit të burrit dhe katër djemve, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë në mënyrë kriminale nga regjimi gjenocidal i Serbisë, ka deklaruar presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Deklarata e plotë e Presidentes:

Nëna Ferdonije Çerkezi është shembull i jashtëzakonshëm i ngulmimit dhe qëndresës në momentet e vështira. Ajo është një nënë dhe një grua e jashtëzakonshme që po sfidohet vazhdimisht prej 24- vjetësh në pritje të zbardhjes së fatit të burrit dhe katër djemve, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë në mënyrë kriminale nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

Nëna ikonë, në këtë përvjetor, sërish është e vetme në tryezë në pritje të një lajmi.

Nuk ka fjalë që mund ta shprehë dhimbjen dhe trishtimin e saj. Bashkëndjejmë me të në këtë përvjetor dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur që fati i më të dashurve të saj, sikurse edhe mbi 1600 të zhdukurve me dhunë të zbardhet sa më parë!

(Kosova Sot Online)