Detaje nga vdekja e shqiptarit në SHBA

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 17:18
Detaje nga vdekja e shqiptarit në SHBA

Në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ndërruar jetë tragjikisht Adem Qorri, një shqiptar i Kosovës,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ngjarja e rëndë, që i mori jetën shqiptarit, i cili jetonte me familje në Florida, humbi jetën dje teksa po shpëtonte një fëmijë nga mbytja në det, por fatkeqësisht mbeti i vdekur vetë.

Kanë qenë miqtë dhe familjarët e tij, që kanë njoftuar lajmin e dhimbshëm.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Të vdesësh duke shpëtuar jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i Ademit.

Qorri së bashku me ekipin e djalit 10 vjeç (futboll amerikan) ishte nisur për në plazh të Floridës për të festuar fitoren, papritmas rrymat e ujit janë shfaqur dhe si pasojë i mori jetën të ndjerit, Ademit. Ademi ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë.

(Kosova Sot Online)