Dogana e Kosovës zbulon një puntori të improvizuar për paketimin e duhanit

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 17:30
Dogana e Kosovës zbulon një puntori të improvizuar për paketimin e duhanit

Njësitë nga Dogana e Kosovës kanë arritur që të zbulojnë një puntori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Pas hetimve të përbashkëta në mes të Doganës dhe Policisë së Kosovës, sot me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy automjete dhe me pastaj janë bastisur pronat e të dyshuarve (Viti).

Gjatë bastisjes njësit e doganës kanë hasur në sasi të konsideruesheme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit, vlen të theksohet se të gjitha prodhimet janë produkte të falsifikuara.
Të gjitha pajisjet dhe duhani janë sekuestruar derisa katër (4) persona përgjegjës janë ndaluar dhe për mometin janë duke u intervistuar me urdhër të prokurorit.


Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.


(Kosova Sot Online)