
Szunyog: Në demokracinë e Kosovës rol vendimtar luajnë pakicat

Përfaqësuesit e komuniteteve pakicë janë pjesë e rëndësishme e strukturës politike në Kosovë, ka deklaruar Tomas Szunyog, shefi i Bashkimit Evropian në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas tij, pakicat luajnë rol vendimtar përfaqësues në demokracinë e Kosovës.
Shefi i BE-së është takuar me përfaqësues të pakicave për të diskutuar rolin dhe mbështetjen e tyre në implementimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Përfaqësuesit e komuniteteve pakicë janë pjesë e rëndësishme e strukturës politike të Kosovës dhe luajnë një rol vendimtar përfaqësues në demokracinë e Kosovës. Kontributi i tyre në arritjen e progresit në rrugën e integrimit të Kosovës në BE është i domosdoshëm”, ka deklaruar ai.
(Kosova Sot Online)