Për marrëveshjen me Serbinë Kurti e informon edhe ambasadorin irlandez

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 17:41
Për marrëveshjen me Serbinë Kurti e informon edhe ambasadorin irlandez

Sot me ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan, u takua kryeministri Albin Kurti,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ata biseduan për marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve, për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, fushën e ICT-së dhe për shkëmbimin e përvojave sa i përket së përfshirjes dhe bashkëpunimin me mërgatën.

“Kryeministri e falënderoi për mbështetjen dhe trajtimin me seriozitet të aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës gjatë presidencës së Irlandës”

Gjithashtu ZKM thotë se Kurti e informoi ambasadorin irlandez “për procesin e dialogut dhe arritjen e Marrëveshjes Bazë në Bruksel dhe për aneksin e zbatimit të saj, në Ohër”.

(Kosova Sot Online)