Abazi: Kur Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së unë e kam mbrojtur

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 21:25
Abazi: Kur Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së unë e kam mbrojtur

Raportet me VV-në filluan të prishen në momentin kur filluan të ndahen postet nëpër komisione parlamentare, e ku kishte padrejtësi dhe favorizime, ka deklaruar deputeti në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abazi po ashtu ka folur për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës dhe njëherit kreun e VV-së, Albin Kurti.

Abazi tha se i ka qëndruar pranë atij në kohët më të vështira, duke zbuluar edhe detaje të panjohura se Kurti ka qenë në listën e zezë të SHBA-së, që nuk lejon udhëtimin brenda këtij shteti.

“Kur Albin Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së, unë e kam mbrojtur”, thotë Abazi.

“Unë kam qenë ndër të paktit që kam mbrojtur Kurtin edhe atëherë. Unë kam qenë në panel në Departamentin e Shtetit, ishte edhe Lajcak atëherë në panel, nuk iu dha viza Kuritt dhe unë e mbrojta në SHBA”, shtoi ai.

Abazi tutje shton se brenda VV-së ekziston një kontroll i madh që të mbytet fjala e lirë dhe deputetët janë të urdhëruar të lexojnë fjalime të shkruara nga dikush tjetër. 

(Kosova Sot Online)