Gashi: Ja pse Haki Abazi u largua nga VV

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 21:39
Gashi: Ja pse Haki Abazi u largua nga VV

Arsyeja që Haki Abazi është degraduar në pozita nga VV dhe pastaj është larguar ka qenë perceptimi publik për të, ka deklaruar analisti Shkëlzen Gashi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abazi nuk është më pjesë e VV-së dhe në Kuvendin e Kosovës është si deputet i lirë. Kjo ndodhi pas shkarkimit nga pozita e kryetarit të komisionit për politikë të jashtme dhe diasporë nga vet partia e tij. Gashi thotë se Abazi ishte afruar në VV në vitin 2019 për tri arsye.

“Mendoj se ekzistojnë tri arsye të lidhjes së Abazit me VV-në, në fakt me Kurtin sepse këtu vetëm lideri vlen në Kosovë. Nuk ka program, hiqe liderin dhe mbet pa asgjë, njëjtë sikur me Rugovën dhe Thaçin. Më shumë u ngjajnë grupeve të interesit se sa partive politike të strukturuara qartë”, tha ai.

“Percepcioni i parë është se ka pasur nevojë për fytyra publike të i bashkohen partisë. E dyta ishte se ka lidhje me ndërkombëtarët. Pra ka lidhje me Amerikë. E treta ishte se ka lidhje me media.”, shtoi ai

Gashi shtoi se pasi Abazi nuk mori vota sa duhet në zgjedhjet e vitit 2021, erdhi edhe tek rënia e tij nga pozita e zëvendëskryeministrit.

“Pra kështu ishte dhe kur në zgjedhjet e dyta Abazi nuk mori përkrahje të madhe, përfundoi dhe zotëri Abazi u revoltua. Abazi nuk kishte më postin e zëvendëskryeministrit dhe tani ka dalë. Më pëlqen kritika. por ashtu sic u ngrit, ashtu edhe ra me shpejtësi”, përfundoi ai.


(Kosova Sot Online)