Abazi: Unë mora votat e të djathtëve dhe i futa në Vetëvendosje

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 21:50
Abazi: Unë mora votat e të djathtëve dhe i futa në Vetëvendosje

Se si mbajti mllefin e tij ndaj VV-së për shumë kohë deri në momentin kur vendosi të largohet, ka treguar deputeti Haki Abazi,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abazi tani është deputet pa parti ndërkohë që doli me shumë bujë nga VV-ja, ku edhe bëri akuza ndaj disa zyrtarëve të ish-partisë së tij.

Abazi thotë se ka bërë shumë për VV-në, por që angazhimi i tij nuk u shpërblye.

“Unë mora votat e të djathtëve dhe i futa në VV. Kishte atëherë shumë zhvillime dhe tradhtia e LDK-së ndaj VV-së e pastaj me ato që po ndodhnin në PDK”, tregon ai.

Tutje ai shton se madje nuk ka reaguar në disa raste kur ka pasur, sic i cilëson ai, padrejtësi ndaj tij.

“Kam qenë në darkë me Kurtin, më nxorën nga numri 8 në numrin 19”, tregon Abazi.

“Nuk kishte as reagimin më të vogël nga unë”, shtoi ai.

Abazi mendon se kjo rënie në listën zgjedhore ishte arsye pse nuk arriti të grumbullojë vota të njëjta sikur në zgjedhjet e vitit 2019. 

(Kosova Sot Online)