Arrestohen 3 shqiptarë pasi dyshohet se vidhnin naftë dhe lopë

  • A.P /
  • 28 March 2023 - 15:20
Arrestohen 3 shqiptarë pasi dyshohet se vidhnin naftë dhe lopë

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e së premtes (24 mars) në Greqi, pasi akuzohen për vjedhje.

Sipas mediave vendase, shqiptarët vidhnin naftë, automjete të ndryshme madje edhe bagëti. Ata u ndaluan në zonën e Messolongi teksa udhëtonin me një makinë tip “Benz”.

Autoritetet thonë se ata ishin nisur për të vjedhur bagëtitë në një stallë në Nafpaktinë e Epërme. Ata rezultojnë si autorë të vjedhjes së 45 kontejnerëve me naftë, një motor dhe një viç në një stallë. Më pas ata ktheheshin në Shqipëri ku i shisnin të gjitha.


(Kosova Sot Online)