Sulmi me armë, merren në pyetje pronarët e Top Channel

  • E.K /
  • 28 March 2023 - 12:16
Sulmi me armë, merren në pyetje pronarët e Top Channel

Pronarët e televizionit Top Channel janë marrë në pyetje në lidhje me sulmin, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Report Tv ata janë pyetur nëse kanë pasur kërcënime kohët e fundit dhe kanë konfirmuar se episode të tilla nuk kanë ndodhur dhe nuk kanë një të dyshuar.

Sot policia e Tiranës ka vendosur në dispozicion shumën e parave prej 100 mijë Euro për këdo që jep informacione rreth autorëve të sulmit me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i këtij objekti, 60-vjeçari Pal Kola.

“Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe vendos shpërblim 100 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifkimin e autorëve. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

(Kosova Sot Online)