Petkoviq i reagon Kurtit: Marrëveshja e Ohrit përcakton detyrimin e Prishtinës për të formuar Asociacionin

  • E.K /
  • 28 March 2023 - 14:55
Petkoviq i reagon Kurtit: Marrëveshja e Ohrit përcakton detyrimin e Prishtinës për të formuar Asociacionin

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovq, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili ka deklaruar se “nuk ka autonomi apo vetëqeverisje për serbët, por ka vetëm njohje de facto mes Kosovës dhe Serbisë”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Petkoviq tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet tash, duke thënë se ky është detyrim edhe nga marrëveshja e Ohrit.

“Marrëveshja e Ohrit përcakton detyrimin e Prishtinës për të formuar Asociacionin në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse nga dialogu, siç thuhet në Aneks”, ka shkruar Petkoviq në Tëitter.

(Kosova Sot Online)