Humbi kontrollin dhe përplas automjetet, arrestohet shoferi i autobusit

  • E.K /
  • 28 March 2023 - 15:13
Humbi kontrollin dhe përplas automjetet, arrestohet shoferi i autobusit

Policia e Tiranës ka arrestuar një shofer të autobusit, i cili u përplas duke marrë disa makina para në rrugën e Elbasanit para 2 ditësh, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shoferi është arrestuar me akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: G. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, në Rrugën e Elbasanit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit. Për pasojë autobusi është përplasur me një automjet të parkuar dhe më pas është përmbysur. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

(Kosova Sot Online)