Vdekje e dyshimtë në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë

  • E.K /
  • 28 March 2023 - 15:26
Vdekje e dyshimtë në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë

Në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë është gjetur një person i vdekur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Trupi i pajetë deri me tani i paidentifikuar është i gjinisë mashkullore i moshës së shtyer”, ka thënë ai.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot Online)