Vetaksident i rëndë në Prekallë të Istogut, dy persona dërgohen me emergjencë në spital

  • E.K /
  • 28 March 2023 - 15:44
Vetaksident i rëndë në Prekallë të Istogut, dy persona dërgohen me emergjencë në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Prekallë të Istogut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrur trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 13:45 minuta policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Prekallë – komuna e Istogut. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar me emergjencë në spitalin rajonal të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite kompetente për ta hetuar rastin”.

(Kosova Sot Online)