Kaçanik: Arrestohet 21-vjeçari, dyshohet për vjedhje në dy pika karburanti

  • E.K /
  • 28 March 2023 - 15:53
Kaçanik: Arrestohet 21-vjeçari, dyshohet për vjedhje në dy pika karburanti

Një person është arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se në dy raste të ndara në fshatrat Nikaj dhe Duraj, në dy pika karburanti kishte kryer vjedhjen e shërbimeve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është 21-vjeçari me inicialet D.B.

“Policët hetues pas një pune intensive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme, të identifikojnë dhe sot, datë 28.03.2023 rreth orës 13:30 të arrestojnë të dyshuarin D.B (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të shërbimeve”.

Rasti është cilësuar “Vjedhje e shërbimeve”.

(Kosova Sot Online)